4. Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
5. Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.
6. Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.
7. I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.
8. Ethanit i lindi Arariahu.
9. Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.
10. Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;
11. Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.
12. Obedit i lindi Isai.
13. Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,
14. Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,