30. Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.
31. I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.
32. Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.
33. Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit.
34. Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajtur Jarha.
35. Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain.
36. Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi.
37. Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi;
38. Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu;
39. Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu;
40. Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;
41. Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.