1 i Kronikave 2:25-31 Bibla Shqip (ALBB)

25. Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.

26. Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.

27. Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.

28. Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.

29. Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.

30. Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.

31. I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.

1 i Kronikave 2