1 i Kronikave 2:18-29 Bibla Shqip (ALBB)

18. Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon.

19. Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin.

20. Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli.

21. Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin.

22. Sa për dy shtyllat, detin dhe qerret që Salomoni kishte ndërtuar për shtëpinë e Zotit, bronzi i tërë këtyre objekteve kishte një peshë që nuk mund të llogaritej.

23. (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashtëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.

24. Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.

25. Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.

26. Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.

27. Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.

28. Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.

29. Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.

1 i Kronikave 2