1 i Kronikave 2:1-16 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,

2. Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.

3. Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, kanaaneasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.

4. Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.

5. Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.

6. Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.

7. I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.

8. Ethanit i lindi Arariahu.

9. Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.

10. Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;

11. Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.

12. Obedit i lindi Isai.

13. Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,

14. Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,

15. Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati.

16. Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre.

1 i Kronikave 2