1. Mbas këtyre ngjarjeve, Davidi mundi filistenjtë dhe i poshtëroi, duke u hequr nga dora Gathin dhe fshatrat përreth tij.
2. Ai mundi gjithashtu moabitët; dhe moabitët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit.
3. Davidi mundi përveç tyre Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, deri në Hamath, ndërsa ai shkonte për të vendosur sundimin e tij gjatë lumit Eufrat.
4. Davidi i mori një mijë qerre, i kapi shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi preu gjithashtu kërcinjtë e tërë kuajve, por kurseu mjaft për njëqind qerre.
5. Kur sirët e Damaskut erdhën për të ndihmuar Hadarezerin, mbretin e Tsobahut, Davidi vrau njëzet e dy mijë Sirë.
6. Pastaj Davidi vendosi garnizone në Sirinë e Damaskut, dhe sirët u bënë nënshtetas dhe haraçpagues të Davidit; dhe Zoti e përkrahte Davidin kudo që ai shkonte.
7. Davidi mori mburojat e arta që shërbëtorët e Hadarezerit kishin me vete dhe i çoi në Jeruzalem.