1 i Kronikave 17:23-27 Bibla Shqip (ALBB)

23. Prandaj fjala që ke shqiptuar, o Zot, për sa i përket shërbëtorit tënd dhe shtëpisë së tij, të ruajë vlerën e saj përgjithnjë! Bëj siç ke thënë!

24. Po, të mbetet e vlefshme, me qëllim që emri yt të shkëlqejë përgjithnjë dhe të kemi mundësinë të themi: "Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit, është me të vërtetë Perëndia për Izraelin"; dhe shtëpia e shërbëtorit tënd David u bëftë e qëndrueshme para teje!

25. Ti vetë, o Perëndia im, i ke treguar shërbëtorit tënd se do t'i ndërtoje një shtëpi. Prandaj shërbëtori yt pati guximin të lutet në praninë tënde.

26. Dhe tani, o Zot, ti je Perëndia dhe i ke premtuar këtë të mirë shërbëtorit tënd.

27. Ndërkaq le të të pëlqejë të bekosh shtëpinë e shërbëtorit tënd, me qëllim që ajo të qëndrojë gjithnjë para teje, sepse atë që bekon ti, o Zot, është e bekuar përgjithnjë".

1 i Kronikave 17