1. Ndodhi që Davidi, mbasi u vendos në shtëpinë e vet, i tha profetit Nathan: "Ja, unë banoj në një shtëpi prej cedri, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit ndodhet nën një çadër".
2. Nathani iu përgjigj Davidit: "Bëj të gjitha ato që ke në zemër, sepse Perëndia është me ty".
3. Por po atë natë fjala e Perëndisë iu drejtua Nathanit, duke i thënë:
4. "Shko t'i thuash shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti: Nuk do të jesh ti ai që do të më ndërtojë një shtëpi në të cilën unë të mund të banoj.
5. Në fakt nuk kam banuar kurrë në një shtëpi nga dita që kam nxjerrë Izraelin nga Egjipti deri më sot; por kam shkuar nga një çadër te tjetra dhe nga një banesë te tjetra.
6. Kudo kam shkuar me gjithë Izraelin, a i kam folur vallë ndonjërit prej gjyqtarëve të Izraelit, të cilët i kisha urdhëruar të ushqenin popullin tim, duke thënë: "Pse nuk më ndërtoni një shtëpi me dru cedri?".
7. Tani do t'i flasësh kështu shërbëtorit tim David: "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Unë të mora nga vatha, kur po shkoje pas deleve, dhe të bëra princ mbi popullin tim, Izraelin.