23. Këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës, lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij!
24. Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve!
25. Sepse Zoti është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është më i tmerrshmi nga tërë perënditë.
26. Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejt.
27. Shkëlqimi dhe madhëria janë para tij, forca dhe gëzimi ndodhen në banesën e tij.
28. Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.
29. Jepini Zotit zulmin që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani para tij. Bini përmbys para Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij;
30. dridhuni para tij, o banorë të të gjithë tokës! Po, bota është e qëndrueshme dhe nuk do të tundet.
31. Le të gëzohen qiejt dhe toka, dhe le të thonë kombet: "Zoti mbretëron".