13. ju, o stërnipa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!
14. Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën.
15. Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza,
16. besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut,
17. që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,
18. duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj".
19. kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend.
20. Kur shkonin nga një komb në një tjetër, nga një mbretëri në një popull tjetër,
21. ai nuk lejoi që ndokush t'i shtypte; përkundrazi dënoi disa mbretër për dashurinë që ushqente për ta,
22. duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
23. Këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës, lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij!