1 i Kronikave 16:11-19 Bibla Shqip (ALBB)

11. Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij!

12. Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij,

13. ju, o stërnipa të Izraelit, shërbëtorit të tij, o bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!

14. Ai është Zoti, Perëndia ynë; gjykimet e tij i gjejmë mbi të gjithë tokën.

15. Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza,

16. besëlidhjen e lidhur me Abrahamin, betimin që i ka bërë Isakut,

17. që ia konfirmoi Jakobit si një statut dhe Izraelit si një besëlidhje të përjetshme,

18. duke thënë: "Unë do t'ju jap vendin e Kanaanit si pjesë e trashëgimisë suaj".

19. kur nuk ishin veçse një numër i vogël, fare i pakët dhe të huaj në vend.

1 i Kronikave 16