1 i Kronikave 15:25-29 Bibla Shqip (ALBB)

25. Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijësheve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.

26. Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.

27. Davidi kishte veshur një mantel prej liri të hollë, ashtu si tërë levitët që mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenaniahu, drejtuesi i këngës së bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.

28. Kështu tërë Izraeli e çoi lart arkën e besëlidhjes të Zotit me klithma gëzimi nën tingujt e burive, brirëve, cembaleve, qesteve dhe harpave.

29. Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit arriti në qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi në zemër të saj.

1 i Kronikave 15