1 i Kronikave 15:15-24 Bibla Shqip (ALBB)

15. Bijtë e levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.

16. Pastaj Davidi urdhëroi krerët e levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.

17. Prandaj levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.

18. Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maaseiahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.

19. Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;

20. Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maaseiahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;

21. Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jeieli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;

22. Kenaniahu, i pari i levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.

23. Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.

24. Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.

1 i Kronikave 15