1 i Kronikave 14:10-17 Bibla Shqip (ALBB)

10. Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër filistenjve? A do të m'i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t'i jap në duart e tua".

11. Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat". Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.

12. Filistenjtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr.

13. Më vonë filistenjtë filluan të shpërndahen nëpër luginë.

14. Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë balsameve.

15. Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e balsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e filistenjve".

16. Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e filistenjve nga Gabaoni deri në Gezer.

17. Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.

1 i Kronikave 14