4. Ishmajahu nga Gabaoni, trim midis të tridhjetëve dhe i pari i tyre; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabadi nga Gedera
5. Eluzai, Jerimothi, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiahu nga Harufi;
6. Elkanahu, Jishshiahu, Azareli, Joezeri dhe Jashobeami, koraiti;
7. Joelahu dhe Zebadiahu, bij të Jerohamit nga Gedori.
8. Ndër gaditët disa njerëz vendosën të bashkohen me Davidin në kalanë e shkretëtirës; ishin njerëz të fortë dhe trima, të stërvitur për luftë, të shkathët në përdorimin e mburojës dhe të shtizës; fytyrat e tyre ishin si fytyrat e luanëve dhe në malet ishin të shpejtë si gazelat.
9. Ezeri ishte i pari i tyre, Obadiahu vinte i dyti dhe Eliabi i treti,
10. Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti
11. Atai i gjashti, Elieli i shtati,
12. Johanani i teti, Elzabadi i nënti,
13. Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti.
14. Këta gaditë ishin komandantë të ushtrisë; më i vogli komandonte njëqind ushtarë, më i madhi një mijë.
15. Këta janë ata që kaluan Jordanin në muajin e parë kur ky lumë kishte dalë nga shtrati i tij, dhe i bënë të ikin me vrap tërë banorët e luginave, në lindje dhe në perëndim.
16. Edhe disa nga bijtë e Beniaminit e të Judës shkuan te Davidi në kala.