1 i Kronikave 12:1-17 Bibla Shqip (ALBB)

1. Këta janë njerëzit që erdhën te Davidi në Tsiklag, kur ai qëndronte larg pranisë së Saulit, birit të Kishit; ata ishin një pjesë e trimave që e ndihmuan në luftë;

2. ishin të armatosur me harqe dhe mund të përdornin si dorën e djathtë ashtu edhe atë të majtë për të hedhur gurë dhe për të gjuajtur shigjeta me hark; i përkisnin fisit të Beniaminit, vëllezër të Saulit.

3. I pari i tyre ishte Ahiezeri, pastaj Joasi, bij të Shemaahut, nga Giberahu; Jezieli dhe Peleti, bij të Azmavethit; Berakahu dhe Jehu nga Anathothi;

4. Ishmajahu nga Gabaoni, trim midis të tridhjetëve dhe i pari i tyre; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabadi nga Gedera

5. Eluzai, Jerimothi, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiahu nga Harufi;

6. Elkanahu, Jishshiahu, Azareli, Joezeri dhe Jashobeami, koraiti;

7. Joelahu dhe Zebadiahu, bij të Jerohamit nga Gedori.

8. Ndër gaditët disa njerëz vendosën të bashkohen me Davidin në kalanë e shkretëtirës; ishin njerëz të fortë dhe trima, të stërvitur për luftë, të shkathët në përdorimin e mburojës dhe të shtizës; fytyrat e tyre ishin si fytyrat e luanëve dhe në malet ishin të shpejtë si gazelat.

9. Ezeri ishte i pari i tyre, Obadiahu vinte i dyti dhe Eliabi i treti,

10. Mishmanahu i katërti, Jeremia i pesti

11. Atai i gjashti, Elieli i shtati,

12. Johanani i teti, Elzabadi i nënti,

13. Jeremia i dhjeti, Makbanai i njëmbëdhjeti.

14. Këta gaditë ishin komandantë të ushtrisë; më i vogli komandonte njëqind ushtarë, më i madhi një mijë.

15. Këta janë ata që kaluan Jordanin në muajin e parë kur ky lumë kishte dalë nga shtrati i tij, dhe i bënë të ikin me vrap tërë banorët e luginave, në lindje dhe në perëndim.

16. Edhe disa nga bijtë e Beniaminit e të Judës shkuan te Davidi në kala.

17. Davidi u doli përpara dhe, duke marrë fjalën, tha: "Në rast se keni ardhur tek unë me qëllime paqësore për të më ndihmuar, jam gati të bashkohem me juve, por në se keni ardhur për të më tradhtuar dhe për të më dorëzuar në duart e kundërshtarëve të mi, megjithëse unë nuk kam përdorur fare dhunën, Perëndia i etërve tanë le të shohë dhe le të dënojë".

1 i Kronikave 12