24. Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.
25. Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.
26. Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,
27. Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,
28. Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,
29. Sibekai nga Husha, Ilai, nga Ahoa,
30. Maharai nga Netofa, Heledi, bir i Baanahut nga Netofa;
31. Ithai, bir i Ribait, i Gibeahut të bijve të Beniaminit, Benajahu nga Pirathoni,
32. Hurai nga Nahale-Gaashi, Abieli nga Arbathi,
33. Azmavethi nga Baharumi, Eliahba nga Shaalboni.