1 i Kronikave 11:21-28 Bibla Shqip (ALBB)

21. U bë më i njohur midis të treve dhe për këtë arsye u bë i pari i tyre, por nuk arriti të barazohet me tre të parët.

22. Benajahu, bir i Jehojadit, birit të një trimi nga Kabtseeli, bëri trimëri të madhe. Ai vrau dy heronjtë e Moabit, që ishin si luanë. Zbriti edhe në mes të një sterne, ku vrau një luan një ditë që binte borë.

23. Vrau edhe një egjiptas vigan, i lartë pesë kubitë, që kishte në dorë një shtizë të ngjashme me shulin e një endësi; por Benajahu i doli kundra me një bastun, i rrëmbeu me forcë nga duart egjiptasit shtizën dhe e vrau me shtizën e tij.

24. Këto gjëra bëri Benajahu, bir i Jehojadit, dhe u bë i famshëm midis tre trimave.

25. Ishte më i shquari i të tridhjetëve, por nuk arriti të barazohet me tre të parët. Davidi e vuri në krye të rojeve të tij personale.

26. Njerëz të tjerë të fortë dhe trima ishin: Asaheli, vëllai i Joabit, Elhanani, bir i Dodos, nga Betlemi,

27. Shamothi nga Harori, Heletsi nga Peloni,

28. Ira, bir i Ikeshit nga Tekoa, Abiezeri nga Anathothi,

1 i Kronikave 11