1 i Kronikave 10:6-12 Bibla Shqip (ALBB)

6. Kështu vdiq Sauli me tre bijtë e tij; tërë shtëpia e tij u shua tok.

7. Kur të gjithë izraelitët që banonin në këtë luginë panë që të tyret kishin ikur dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, ata braktisën qytetet e tyre dhe ikën me vrap. Atëherë erdhën filistenjtë dhe u vendosën në vendin e tyre.

8. Të nesërmen filistenjtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe bijtë e tij të rënë mbi malin Gilboa.

9. E zhveshën Saulin, i morën kokën dhe armaturën dhe çuan lajmëtarë në të gjithë vendin e filistenjve për të njoftuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe gjithë popullit.

10. E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e perëndive të tyre dhe gozhduan kokën e tij në tempullin e Dagonit.

11. Kur tërë banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan tërë atë që filistenjtë i kishin bërë Saulit,

12. tërë njerëzit trima u ngritën më këmbë, morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij dhe i çuan në Jabesh; pastaj i varrosën kockat e tyre nën brukën e Jabeshit dhe agjëruan shtatë ditë.

1 i Kronikave 10