1 i Kronikave 10:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Filistenjtë luftuan kundër Izraelit dhe izraelitët ikën me vrap para filistenjve dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.

2. Filistenjtë ndoqën nga afër Saulin dhe bijtë e tij dhe vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuan, bij të Saulit.

3. Beteja u bë e ashpër kundër Saulit, harkëtarët e goditën dhe ai u plagos rëndë.

4. Atëherë Sauli i tha shqytarit të tij: "Nxirr shpatën tënde dhe më shpo me atë, që këta të parrethprerë të mos vijnë e të tallen me mua". Por shqytari i tij nuk deshi ta bënte, sepse ishte trembur shumë. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.

1 i Kronikave 10