1 e Korintasve 16:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.

2. Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.

3. Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.

4. Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.

5. Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.

1 e Korintasve 16