1 e Korintasve 1:27-31 Bibla Shqip (ALBB)

27. por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët;

28. dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjësuar ato që janë,

29. që asnjë mish të mos mburret përpara tij.

30. Por prej tij ju jeni në Krishtin Jezus, i cili nga Perëndia u bë për ne dituri, drejtësi, shenjtërim dhe shpengim,

31. që, sikurse është shkruar: ''Ai që mburret, le të mburret në Zotin''.

1 e Korintasve 1