1 e Korintasve 1:12-20 Bibla Shqip (ALBB)

12. Dhe dua të them këtë, që secili nga ju thotë: ''Unë jam i Palit'', ''unë i Apolit'', ''unë i Kefës'' dhe ''unë i Krishtit''.

13. Vallë i ndarë qenka Krishti? Mos Pali u kryqëzua për ju? Apo ju u pagëzuat në emër të Palit?

14. E falënderoj Perëndinë që nuk kam pagëzuar asnjë nga ju, me përjashtim të Krispit dhe të Gait,

15. që askush të mos thotë se e pagëzova në emrin tim.

16. Unë pagëzova edhe familjen e Stefanës; përveç tyre nuk di të kem pagëzuar ndonjë tjetër.

17. Sepse Krishti nuk më dërgoi të pagëzoj, por të predikoj ungjillin, jo me dituri fjale, që kryqi i Krishtit të mos dalë i kotë.

18. Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë.

19. Sepse është shkruar: ''Do të bëj të humbasë dituria e të diturve, dhe do ta asgjësoj zgjuarsinë e të zgjuarve''.

20. Ku është i dituri? Ku është skribi? Ku është debatuesi i kësaj epoke? A nuk e bëri të marrë Perëndia diturinë e kësaj bote?

1 e Korintasve 1